Matis: Amerika është kundër fragmentimit dhe paqëndrueshmërisë së Irakut
Sekretari amerikan i mbrojtjes gjatë një takimi me kryeministrin irakian, ka theksuar mbështetjen për unitetin e vendit dhe ka thënë se kundërshton çdo synim për fragmentimin dhe paqëndrueshmërinë e Irakut.
Zyra e kryeministrin irakian Heidar Ebadi, të martën përmes një deklarate ka thënë: James Matis, sekretar amerikan i mbrojtjes, në takim me z,. Heidar Ebadi, ka theksuar mbi mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër terrorizmit në Irak. Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, James Matis, ka arritur në Irak, në një vizitë të papritur, dy ditë pasi forcat irakiane, kanë nisur një sulm në Tal Afar, njërin nga vendet e fundit që kontrollohen nga militantët e grupit terrorist ISIS. Tal Afar, gjendet 80 kilometra nga Mosuli dhe rreth 150 kilometra nga kufiri me Sirinë. Forcat irakiane kanë nisur aksionin e tyre ushtarak për marrjen e kontrollit në këtë pjesë.