Me mijëra jemenas protestojnë kundër agresionit saudit
Me dhjetëra mijëra jemenas janë ngritur në protesta në Sana kryeqytetin e vendit për të kundërshtuar vazhdimin e sulmeve të regjimit Al Saud kundër rajoneve të banuara në Jemen.
Jtë jemenasit u ngritën në protesta për të dënuar krimet e regjimit Al Saud në disa qytete të Jemenit dhe për sulmet në kryeqytet. Protestuesit me thirrjet e tyre kundër Amerikës dhe kundër regjimit Al Saud kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të egra të regjimit Al Saud dhe aleatëve të tij kundër Jemenit. Të pranishmit në protesta gjithashtu dënuan heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të Arabisë Saudite në Jemen. Nga sulmi i fundit i avionëve luftarakë kundër një tregu në provincën Sana me dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Të paktën 30 civilë jemenas janë vrarë gjatë bombardimeve të kryera nga avionët sauditë në zonat e banuara nga civilët në Sana të Jemenit. Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, sulmet janë përqendruar në rajonin Arhab të provincës Sana kryeqytet i Jemenit. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 30 personave të vdekur dhe 70 të plagosur pas këtij sulmi ushtarak të Arabisë Saudite. Avionët sauditë gjithashtu kanë sulmuar rajonin Bani Siah në provincën Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë një grua dhe 2 fëmijë. Vlen të theksohet se regjimi Al Saud i Arabisë Saudite prej marsit 2015, i mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit, ka nisur agresionin kundër Jemenit duke lënë të vrarë dhe të plagosur me mijëra civilë jemenas.