Trashëgimtari saudit analizon shkarkimin e Xhubair
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57852-trashëgimtari_saudit_analizon_shkarkimin_e_xhubair
Instituti Stratfor duke cituar burime të huaja njoftoi se Muhamed Bin Selman, trashëgimtar i Arabisë Saudite po analizon shkarkimin e ministrit të jashtëm dhe zëvendësimin e  tij me një ministër të ri.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 25, 2017 10:09 Europe/Tirane
  • Trashëgimtari saudit analizon shkarkimin e Xhubair

Instituti Stratfor duke cituar burime të huaja njoftoi se Muhamed Bin Selman, trashëgimtar i Arabisë Saudite po analizon shkarkimin e ministrit të jashtëm dhe zëvendësimin e  tij me një ministër të ri.

Kjo qendër deklaratën e fundit të Muhamed Xhavad Zarif lidhur me vizitat në ambasadat dhe godinat diplomatike të të dy vendeve e ka quajtur një lloj pajtimi mes dy vendeve. Ndërkohë janë përhapur lajmet se trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite në vend të Adel Xhubair për postin e ministrit të jashtëm ka zgjedhur vëllain e tij të vogël 28 vjeçar Khaled Bin Selman. Sipas Stratfor, Bin Selman ka akuzuar ministrin aktual Xhubair për qëndrime shumë të ashpra kundër Iranit dhe për këtë ka menduar shkarkimin e tij nga posti i ministrit të jashtëm.