Çlirohet plotësisht qyteti Tel Afar
Komandanti operativ i ushtrisë irakiane njoftoi çlirimin e plotë të qytetit Tel Afar nga zgjedha e terroristëve të ISIS.
Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se Abdulamir Rashid Jarallah, komandanti operativ i ushtrisë irakiane, deklaroi se ushtria dhe forcat vullnetare popullore irakiane kanë arritur të çlirojnë edhe dy lagjet e fundit që ndodheshin nën kontrollin e terroristëve dhe tashmë kontrollojnë të gjithë qytetin Tel Afar. Në këtë mënyrë, 29 distriket e Tel Afarit janë çliruar dhe mbi ndërtesat qeveritare të qytetit valëvitet flamuri i Irakut. Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Irakut, ndërsa forcat irakiane kanë nisur të festojnë në qendër të qytetit për këtë fitore të madhe. Faleh al-Fejaz, komandant i Forcave të Mobilizimit Popullor, uroi këto forca dhe të gjitha forcat që morën pjesë në çlirimin e Tel Afarit që ishte qendra e fundit e terroristëve të ISIS në Irak.