Bashar Asad: Humbjet e armiqve do të vazhdojnë
Presidenti sirian tha se përderisa në ndërgjegjen e rinisë siriane ka një vullnet për të rezistuar, humbja e armiqve do të vazhdojë.
Presidenti sirian Bashar Asad, të dielën në një takim me pjesëmarrësit në forumin e dytë të shoqatës "Të rinjtë arabë të rezistencës", deklaroi se objektivi i armiqve që nga fillimi ishte heshtja e flakës së rezistencës në Siri, por në këtë përpjekje , ata u mposhtën. Bashar Asad u tha të rinjve sirianëve: "Përgjegjësia dhe detyra e të rinjve për t'u përballur me sfidat aktuale është ndërtimi i së ardhmes së Sirisë". Presidenti sirian tha gjithashtu se armiku shumë kohë më parë kishte hartuar një plan për të shkatërruar rezistencën ne Siri, por sot, forcat e rezistencës po shkatërrojnë komplotet e armiqve dhe po dalin fitimtarë.