Ebadi: Disfata e ISIS i jep fund shqetësimeve
(last modified Sun, 27 Aug 2017 17:42:51 GMT )
Gusht 27, 2017 19:42 Europe/Tirane
  • Ebadi: Disfata e ISIS i jep fund shqetësimeve

Kryeministri irakian ka thënë: Beteja në Tal Afar dhe humbja e ISIS në rajon do t'i japin fund shqetësimeve rajonale.

Kryeministri irakian Heidar Ebadi tha të dielën në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij nga Republika Çeke, Bohuslav Sobotka: "Koordinimi i lartë midis të gjitha forcave të armatosura të Irakut, përfshirë ushtrinë, policinë, forcat popullore Hashd Al Sha’abi në luftën kundër terrorizmit, ka çuar në humbjen e terroristëve në pjesët më të mëdha të Irakut.  Heidar Ebadi vuri në dukje edhe betejën në Tal Afar në provincën Ninva (në veri të Irakut), duke shtuar se tre të katërtat e qytetit tani janë çliruar nga pushtimi i ISIS. Ebadi, duke iu referuar dy shpërthimeve sot në Bagdadit, tha se grupet terroriste synojnë njerëz të pafajshëm, sepse ata nuk janë në gjendje të përballen me forcat e armatosura në skenën e luftës, duke shpërthyer autobomba në zonat e banuara. Në dy shpërthime të dielën në Bagdad  u vranë gjashtë dhe u plagosën 11 persona. Kryeministri çek Bohuslav Sobotka gjithashtu shprehu inkurajimin e tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke thënë se kompanitë e naftës çeke janë të gatshme të bashkëpunojnë me Irakun në nxjerrjen e naftës bazuar në përvojat e tyre.

 

Tags