Fushata e aktivistëve sauditë për të protestuar kundër regjimit Al Saud
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58034-fushata_e_aktivistëve_sauditë_për_të_protestuar_kundër_regjimit_al_saud
Aktivistë sauditë kanë nisur një fushatë protestuese paqësore kundër regjimit Al Saud.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 28, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Fushata e aktivistëve sauditë për të protestuar kundër regjimit Al Saud

Aktivistë sauditë kanë nisur një fushatë protestuese paqësore kundër regjimit Al Saud.

Agjencia informative Kods Arabic, njoftoi se Saud Kehtani, këshilltar i mbretit të Arabisë Saudite i cili u kishte bërë thirrje katariotëve të ngrihen kundër qeverisë së Dohas, ka kërkuar organizimin e protestave kundër regjimit Saudit dhe thyerjen e murit të heshtjes në Arabinë Saudite. Deri tani mësohet se me mijëra aktivistë të Arabisë Saudite i janë bashkuar kësaj fushate. Nënshkruesit e kësaj fushate kanë folur për vuajtjet e popullit në Arabinë Saudite dhe kanë thënë se në burgjet e regjimit Al Saud mbahen të burgosur me mijëra të burgosur politikë. Populli në Arabinë Saudite vuan nga varfëria, papunësia dhe mungesa e strehimit dhe këto janë faktorë të rëndësishëm për nisjen e lëvizjes popullore kundër regjimit Al Saud.