Arabia Saudite propozon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58082-arabia_saudite_propozon_normalizimin_e_marrëdhënieve_me_izraelin
Këshilltari i lartë i presidentit të SHBA e ka transferuar propozimin e regjimit saudit në Tel Aviv për të normalizuar marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite propozon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Këshilltari i lartë i presidentit të SHBA e ka transferuar propozimin e regjimit saudit në Tel Aviv për të normalizuar marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Kanali 10 i televizionit izraelit njoftoi të hënën se : "Jared Kushner", dhëndëri dhe këshilltari i Presidentit të Amerikës "Donald Trump" dhe kreu i delegacionit të SHBA, në një udhëtim të kohëve të fundit në Lindjen e Mesme, njoftoi zyrtarët e Tel Avivit për iniciativën saudite për rifillimin e bisedimeve të paqes midis zyrtarëve palestinezë dhe izraelitë”. Sipas këtij raporti, zyrtarët sauditë i kanë thënë Kushnerit se Riadi është i angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Tel Avivin dhe do të lejojë fluturime tregtare midis Arabisë Saudite dhe Izraelit dhe viza biznesi për izraelitët që investojnë në Arabinë Saudite. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kundërshtoi ofertën e sauditëve dhe nuk premtoi të fillonte negociatat e paqes me palestinezët. Kanali 10 i televizionit izraelit theksoi se problemi është më kompleks, sepse qeveria e Trump nuk ka asnjë plan për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, sepse problemet që shqetësojnë presidentin e Amerikës, nuk e lejojnë atë të impenjohet për rifillimin e negociatave të paqes në LM.