Kasem Araxhi: Disfata e ISIS në Tel Afar, ndodhi shumë shpejt
Gusht 29, 2017 07:23 Europe/Tirane
Kasem Araxhi, ministër i brendshëm i Irakut ka thënë: Fitorja në Tel Afar ishte parashikuar për 2-6 muaj, mirëpo disfata e ISIS në këtë qytet ndodhi shumë shpejt dhe brenda një jave.
Ministri i brendshëm i Irakut, fitoren e ushtrisë irakiane dhe asaj siriane përballë ISIS, ia dedikoi të gjithë mbështetësve të lirisë dhe tha se duke qenë se Iraku dhe Siria përballen me komplote dhe armiq të përbashkët, çdo gjë që ndodh në betejat e Irakut dhe të Sirisë, ndikon tek të gjithë në këtë rrugë. Operacioni për çlirimin e qytetit Tel Afar nisi më 20 gusht 2017 dhe përfundoi me rrethimin dhe dëbimin e ISIS brenda një jave.
Tags