Rritet numri i refugjatëve sirianë të kthyer nga Jordania
(last modified Wed, 30 Aug 2017 18:50:00 GMT )
Gusht 30, 2017 20:50 Europe/Tirane
  • Rritet numri i refugjatëve sirianë të kthyer nga Jordania

Ndërsa armëpushimi në jug të Sirisë vazhdon, kthimi vullnetar i refugjatëve sirianë nga Jordania po rritet.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, qendra e koordinimit të refugjatëve sirianë në kampin Al-Za'tra në veri të Jordanisë ka deklaruar se rreth 200 persona të zhvendosur janë kthyer në Siri nga rajone të ndryshme të vendit. Këta persona arritën në kufi me autobusët që autoritetet jordaneze i kishin dhënë për këtë qëllim. Një numër i madh refugjatësh sirianë në qytetin Al Ramhtah, pranë provincës Daraa, në jug të Sirisë, janë regjistruar në zyrën e kthimit pranë kampit Al Za'rati në provincën Al Mafrak në Jordani.

 

Tags