Deklarata e António Guterres dhe pritjet e palestinezëve nga OKB
(last modified Thu, 31 Aug 2017 07:56:50 GMT )
Gusht 31, 2017 09:56 Europe/Tirane

António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, të martën në mbrëmje në Ramallah u takua me një numër familjarësh të të burgosurve palestinezë dhe premtoi së Kombet e Bashkuara do t'i japin fund gjendjes së vështirë të të burgosurve palestinezë.

Isa Gharaqa kryetar i institutit për çështjet e të burgosurve palestinezë dhe të të liruarve, i bëri thirrje sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që të organizojë një takim të AP të OKB kushtuar të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet e regjimit sionist Isa Gharaqa i kërkoi António Guterres të punojë për të shpëtuar jetën e 6 mijë 500 të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet e regjimit sionist. Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së në mbështetje të të burgosurve palestinezë dhe shqetësimi i tij për situatën, edhe pse vonë, tregon pasivitetin e ish sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon dhe kjo është një risi tjetër. Zyrtarët dhe shoqatat ndërkombëtare deri tani kanë dënuar vetëm në formë verbale  krimet e regjimit sionist. Në lidhje me këtë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara gjithashtu pretendojnë se ndjekin vazhdimisht gjendjen e të burgosurve palestinezë. Kjo është në kohën kur ish sekretari i përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon, duke ruajtur  pasivitetin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara për t'u marrë me çështjen palestineze, ai sa herë që ka vizituar territoret e pushtuara dhe Ramallahun, nuk është takuar aspak me përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve palestinezë, apo me familjarët e të burgosurve palestinezë.  Ky qëndrim i ish sekretarit të OKB dhe i organizatave ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze ka ngjallur kritika globale. Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres në territoret palestineze, u zhvillua në një kohë kur politikat shtypëse dhe ekspansioniste të regjimit sionist kanë marrë dimensione të gjera dhe alarmante. Veprimet izraelite janë një shkelje e qartë e rezolutave të OKB-së dhe e konventave ndërkombëtare. Në një situatë të tillë, opinioni publik bën thirrje që Kombet e Bashkuara të marrin masa të forta dhe të shpejta kundër këtij regjimi okupues dhe hegjemonist, për të mbrojtur të drejtat e palestinezëve dhe për të penguar prirjet ekspansioniste të regjimit sionist. Duke parë veprimet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me krizën palestineze, mund të theksojmë se pasiviteti i OKB-së në zgjidhjen e kësaj krize, si duke përqendrimi në zgjidhje joefektive, si komploti i procesit të kompromisit i ndjekur nga mbështetësit e regjimit sionist, janë faktorë të cilat i kanë rrënjosur kthetrat pushtuese të regjimit sionist në rajon. Në një ambient ​​të tillë, një qasje të re e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në krahasim me Sekretarët e Përgjithshëm të kaluar të Kombeve të Bashkuara dhe angazhimi dhe përqendrimi i vazhdueshëm i tij tek popullin palestinez, mund të çojë në zgjidhjen e problemeve dhe vuajtjeve të popullit palestinez dhe zgjidhjen e çështjes palestineze.

Tags