Zbulohet një burg i femrave në qytetin Tel Afar
Gusht 31, 2017 09:57 Europe/Tirane
Forcat irakiane kanë zbuluar një burg të terroristëve të ISIS që përdorej për burgosjen e femrave.
Forcat popullore Hashd Shaabi, në vazhdën e operacionit për pastrimin e qytetit Tel Afar, zbuluan në lagjen Saad një burg i cili përdorej nga terroristët e ISIS për të burgosur femrat. Në këtë burg që kontrollohej me kamera nga terroristët e ISIS, ekziston një sallë e madhe që përdorej për torturimin e njerëzve. ISIS ka djegur të gjitha dokumentet e tij në këtë burg dhe nuk ka lënë asnjë provë për veprimet e kryera ndaj civilëve të burgosur. Operaiconi për çlirimin e qytetit Tel Afar ka nisur më 20 gusht dhe përfundoi brenda një javë me dëbimin e terroristëve të ISIS nga ky qytet.
Tags