Vazhdon vrasja e jemenasve nën heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare
Ministria e të drejtave të njeriut në Jemen ka deklaruar se për shkak të luftës dhe rrethimit çnjerëzor të Arabisë Saudite kundër Jemenit, 247 mijë jemenas kanë humbur jetën.
Ali Tasir, zv/ministër i të drejtave të njeriut në Jemen në një raport të tij tha se rrethimi dhe bllokada e vendosur nga Arabia Saudite kundër jemenit ka krijuar sëmundje si kolera, tifodi dhe kequshqimi që ka shkaktuar vdekjen e 247 mijë njerëzve. Për shkak të bllokimit dhe mbylljes së aeroportit të Sanas, 75 mijë jemenas nuk mundësi që të kurohen jashtë shtetit. Ndërkohë Ala Fejsal Abdul’tejf, ministër i të drejtave të njeriut në Jemen duke folur mbi krimet saudite në rajonin Atan ka thënë se vetëm nga sulmi në këtë zonë janë vrarë 16 civilë dhe plagosur 8 fëmijë ndërkohë që nuk ekziston asnjë pretekst që avionët luftarakët të sulmojnë zonat e banuara dhe të parandalojnë futjen e ndihmave me medikamente dhe ndihmave të tjera humanitare. Ali Dahak, përfaqësues i OKB njoftoi për përpjekjet e kësaj organizate për krijimin e një komiteti hetimor mbi krimet e sauditëve në Jemen. Sipas raporteve të ministrisë së të drejtave të njeriut në Jemen, që nga viti 2015 e deri tani 10 mijë e 373 jemenas mes tyre 2 mijë e 130 fëmijë dhe 813 femra janë vrarë gjatë agresionit saudit.