Protesta kundër kryeministrit izraelit në Tel Aviv
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58312-protesta_kundër_kryeministrit_izraelit_në_tel_aviv
Me mijëra izraelitë në Palestinën e pushtuar kanë organizuar protesta dhe kanë kërkuar gjykimin e menjëhershëm të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për korrupsion financiar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 03, 2017 15:01 Europe/Tirane
  • Protesta kundër kryeministrit izraelit në Tel Aviv

Me mijëra izraelitë në Palestinën e pushtuar kanë organizuar protesta dhe kanë kërkuar gjykimin e menjëhershëm të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist i cili akuzohet për korrupsion financiar.

Gazeta izraelite “Meariv” ka shkruar se protestuesit izraelit të shtunën në mbrëmje janë mbledhur përpara shtëpisë së Avichai Mandelblit, këshilltarit gjyqësor të kabinetit qeveritar të regjimit sionist, dhe kanë protestuar në lindje të Tel Avivit. Ariel Morgilit, deputet i parlamentit të regjimit sionist dhe kundërshtar i Netanjahut, ka marrë pjesë në këto protesta. Vlen të theksohet se protestat në Tel Aviv dhe në rajone të tjera të Palestinës së pushtuar kanë filluar disa muaj më parë për shkarkimin e kryeministrit të regjimit sionist.