Vriten tre ushtarë sauditë në Jemen
Shtator 05, 2017 13:12 Europe/Tirane
Tre forca agresore sauditë u vranë në përleshjet me forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit në kufirin midis dy vendeve.
Ushtria jemenase dhe komitetet popullore vunë në shënjestër dhe shkatërruan një tank të ushtrisë saudite pranë Kalasë Al Khudra në provincën Naxhran në Arabinë Saudite. Në 48 orët e fundit, ushtria dhe komitetet popullore në Jemen kanë kontrolluar zona të mëdha në rajonin Midi, duke vrarë dhjetëra mercenarë vendas dhe sudanezë. Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi.
Tags