Plagosen 11 palestinezë në një sulm të sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58493-plagosen_11_palestinezë_në_një_sulm_të_sionistëve
Burimet palestineze njoftuan plagosjen e 11 palestinezë gjatë një sulmit të forcave sioniste në Kodsin e pushtuar dhe në zona të tjera të BPLJ.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 07, 2017 11:10 Europe/Tirane
  • Plagosen 11 palestinezë në një sulm të sionistëve

Burimet palestineze njoftuan plagosjen e 11 palestinezë gjatë një sulmit të forcave sioniste në Kodsin e pushtuar dhe në zona të tjera të BPLJ.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Mehr sipas të cilës forcat sioniste kanë sulmuar rajonin Abudeis në lindje të Kodsit duke plagosur 11 palestinezë. Forcat sioniste në këtë sulm kanë përdorur gaz helmues duke krijuar probleme në frymëmarrje për palestinezët. Ndërsa nga sulmi në rajonin BPLJ forcat sioniste kanë arrestuar 14 palestinezë që akuzohen se kanë hedhur gurë ndaj sionistëve. Që nga nisja e intifadës palestineze në vitin 2015 e deri tani, mbi 350 palestinezë janë martirizuar ndërsa shumë të tjerë janë plagosur dhe arrestuar. Ndërkohë burimet palestineze njoftuan për vetëvrasjen e një ushtaraku sionist i cili sipas mediave izraelite vuante nga probleme të theksuar mendore dhe shpirtërore. Gjatë vitit të kaluar me dhjetëra ushtarakë të regjimit sionist kanë kryer vetëvrasje.