Kamionët me ndihma humanitare mbërrijnë në Deir al-Zur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58545-kamionët_me_ndihma_humanitare_mbërrijnë_në_deir_al_zur
Dyzetë kamionë që transportojnë ndihma humanitare kanë mbërritur sot në Deir al-Zur vetëm dy ditë pasi forcat ushtarake siriane, të mbështetura nga luftëtarë të aleatëve, arritën në qytetin lindor dhe thyen një rrethim gati trevjeçar të vendosur nga terroristët e ISIS në zonat pro-qeveritare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 07, 2017 15:55 Europe/Tirane
  • Kamionët me ndihma humanitare mbërrijnë në Deir al-Zur

Dyzetë kamionë që transportojnë ndihma humanitare kanë mbërritur sot në Deir al-Zur vetëm dy ditë pasi forcat ushtarake siriane, të mbështetura nga luftëtarë të aleatëve, arritën në qytetin lindor dhe thyen një rrethim gati trevjeçar të vendosur nga terroristët e ISIS në zonat pro-qeveritare.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, njoftoi se 40 kamionë që transportojnë mallra bazë si lëndë djegëse, ushqime dhe furnizime mjekësore për civilët, si dhe dy klinika portabël, hynë në qytetin Deir al-Zur, që ndodhet 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask. Ndërkohë, ka raporte që forcat e ushtrisë siriane kanë rifituar kontrollin mbi një hapësirë ​​të madhe territori pranë bazës së Brigadës 137 dhe kanë rimarrë urën al-Rakah në anën perëndimore të Deir al-Zurit. Qindra terroristë të ISIS u vranë dhe u plagosën gjatë operacioneve ushtarake në Deir al-Zur, ndërsa pajisjet e tyre ushtarake u shkatërruan.