Bahrejnasit arrestohen për shkak se kundërshtojnë agresionin saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58575-bahrejnasit_arrestohen_për_shkak_se_kundërshtojnë_agresionin_saudit_kundër_jemenit
Disa shtetas të Bahrejnit janë arrestuar për shkak se kanë kundërshtuar agresionin ushtarak të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 08, 2017 06:31 Europe/Tirane
  • Bahrejnasit arrestohen për shkak se kundërshtojnë agresionin saudit kundër Jemenit

Disa shtetas të Bahrejnit janë arrestuar për shkak se kanë kundërshtuar agresionin ushtarak të regjimit Al Saud të Arabisë Saudite kundër Jemenit.

Ministria e brendshme e Bahrejnit njoftoi se ka zbuluar identitetin e disa protestuesve anti-luftë dhe ka arrestuar disa prej tyre. Kjo ministri njoftoi për vazhdimin e hetimeve dhe ndjekjen e personave të tjerë që morën pjesë në protestën kundër luftës së Arabisë Saudite ndaj Jemenit. Njëkohësisht gjykata e regjimit Al Khalifa në Bahrejn vazhdon të japë verdikte me ekzekutim me vdekje për revolucionarët bahrejnas. Ndërkohë kjo gjykatë ka shtyrë për në 18 shtator procesin gjyqësor për Muhejedin Mashal një prej klerikëve shiitë të Bahrejnit i arrestuar më datë 14 gusht. Bahrejni përballet me protesta popullore që prej 14 shkurtit 2011.