Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58737-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_jemen
Disa mercenarë të Arabisë Saudite janë vrarë në një operacion të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në rajonin Tabab Siahi të qytetit Dhabat në provincën Taiz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 10, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen

Disa mercenarë të Arabisë Saudite janë vrarë në një operacion të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit në rajonin Tabab Siahi të qytetit Dhabat në provincën Taiz.

Një tjetër sulm ndaj mercenarëve sauditë është kryer me mina në rrugën e kaliumit të tyre në rajonin Jam të zonës 9 të provincës Sana. Ndërsa nga një sulm i dronëve amerikanë ndaj 2 fshatrave në qytezën Sumee të provincës Bidha, 7 jemenas kanë humbur jetën që thuhet se janë pjesëtarë të Al Kaidës.  Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka lënë më shumë se 12 mijë civilë të vrarë, me mijëra të plagosur, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar me miliona jemenas të evakuohen.