13 civilë jemenas vriten në sulmet e Arabisë Saudite
Shtator 11, 2017 02:34 Europe/Tirane
Nga sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Maareb të Jemenit, 13 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Regjimi al-Saud i Arabisë Saudite i mbështetur nga Amerika, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit nga toka, ajri dhe deti me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi në pushtet. Agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka lënë më shumë se 12 mijë persona të vrarë, me mijëra të plagosur dhe me milion të shpërngulur. Përveç kësaj për Jemenin është shtuar varfëria, mungesa e ushqimeve dhe medikamenteve dhe situata shëndetësore është përkeqësuar.
Tags