Amar Hakim thekson mbi nevojën e spastrimit të plotë të Khavixhes
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58831-amar_hakim_thekson_mbi_nevojën_e_spastrimit_të_plotë_të_khavixhes
Kryetari i Koalicionit Kombëtar Irakian, në një takim me presidentin irakian, theksoi nevojën për të spastruar tërësisht qytetin Khavixhes, në jugperëndim të provincës Kirkuk, nga terroristët e ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 14:43 Europe/Tirane
  • Amar Hakim thekson mbi nevojën e spastrimit të plotë të Khavixhes

Kryetari i Koalicionit Kombëtar Irakian, në një takim me presidentin irakian, theksoi nevojën për të spastruar tërësisht qytetin Khavixhes, në jugperëndim të provincës Kirkuk, nga terroristët e ISIS.

Duke iu referuar gatishmërisë së forcave irakiane për të filluar operacionin e çlirimit të Khavixhes, Sejed Amar Hakim, kryetar i Koalicionit Kombëtar Irakian, në një takim me presidentin irakian, Fuad Masum, tha: "Çlirimi i territoreve të tjera të okupuara nga ISIS është gjithashtu i nevojshëm edhe në provincën Anbar, në perëndim të Irakut. Pas operacioneve për çlirimin e qytetit Talafar në perëndim të provincës Nineva, forcat irakiane janë duke u përgatitur për çlirimin e zonave të tjera, duke përfshirë edhe qytetin Khavixha.