OKB kërkon kryerjen e hetimeve në Jemen
Zejd Bin Rad Husein, komisari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen.
Ditën e hënë z. Husein me anë të një deklarate konfirmoi vrasjen e mbi 4 mijë civilëve jemenas të cilët janë vrarë që të gjithë në sulmet ajrore të drejtuara nga Arabia Saudite. Për këtë komisari i lartë i OKB për të drejtat e njeriut ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare në Jemen. Ai në një fjalim të mbajtur në takimin e këshillit për të drejtat e njeriut të OKB në Gjenevë tha se shkatërrimet në Jemen dhe vuajtjet e popullit jemenas do të kenë pasoja për të gjithë rajonin dhe shtoi se përpjekjet për të ndaluar shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen nuk janë të mjaftueshme. Kjo është hera e dytë që Zejd Bin Rad Husein ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut në Jemen. Arabia Saudite, me dritën jeshile të Amerikës dhe e mbështetur nga disa regjime arabe të rajonit, prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të presidentit të dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka lënë më shumë se 12 mijë civilë të vrarë, me mijëra të plagosur, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka detyruar me miliona jemenas të evakuohen.