Vriten dhe plagosen disa mercenarë sauditë në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58915-vriten_dhe_plagosen_disa_mercenarë_sauditë_në_jemen
Burime të sigurisë së Jemenit bënë të ditur se 15 mercenarë sauditë janë vrarë dhe plagosur në një sulm raketor të forcave jemenase ndaj pozicioneve të forcave saudite në në provincat M'areb dhe Taiz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2017 10:08 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen disa mercenarë sauditë në Jemen

Burime të sigurisë së Jemenit bënë të ditur se 15 mercenarë sauditë janë vrarë dhe plagosur në një sulm raketor të forcave jemenase ndaj pozicioneve të forcave saudite në në provincat M'areb dhe Taiz.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit dhe forcat e Ansarullah sulmuan me raketa pozicionet  e forcave të Arabisë Saudite në provicnën M'areb (qendër të Jemenit) dhe Taiz (jugperëndim të Jemenit), duke shkaktuar 15 të vrarë e të plagosur në radhët e mercenarëve sauditë si dhe dëme të shumta materiale për forcat saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për të kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre gra, fëmijë dhe persona të moshuar.