Sabotimet e SHBA në luftën kundër terrorizmit
Forcat e të ashtuquajturit koalicion ndërkombëtar kundër ISIS, të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara, sulmuan një konvoj të forcave të ushtrisë siriane në lindje të Sirisë.
Avionët e koalicionit amerikan bombarduan trupat siriane pranë fushës së naftës al-Taim në lindje të provincës Deir al-Zur, në lindje të Sirisë, duke vrarë disa prej tyre dhe duke shkatërruar disa automjete ushtarake. Koalicioni anti-ISIS i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara sulmoi ushtrinë siriane dhe aleatët e saj, pasi më 5 shtator 2017, forcat siriane dhe aleatët arritën të thyejnë rrethimin e qytetit Deir al-Zur dhe të kontrollonin aeroportin ushtarak të qytetit. I ashtuquajturi koalicion amerikan kundër terrorizmit është bërë praktikisht një organizatë për vrasjen e civilëve dhe forcave të ushtrisë në Siri dhe Irak dhe veprimet e tij kanë krijuar një pengesë serioze në luftën kundër terrorizmit. Shtetet e Bashkuara dhe disa aleatë të tyre, që nga gushti i vitit 2014 dhe me pretekstin e luftimit të grupit terrorist ISIS kanë formuar një koalicion jashtë kuadrit të Kombeve të Bashkuara dhe pa koordinim me qeverinë siriane. Vëzhguesit politikë e konsiderojnë këtë veprim në kuadrin e politikave të vazhdueshme ndërhyrëse dhe mashtruese për të devijuar opinionin publik dhe për të mbuluar bashkëpunimet dhe mbështetjen e terroristëve nga Uashingtoni. Ndërkohë, publikimi i raporteve se grupi terrorist ISIS i pushtoi qytetet siriane me mbështetjen e Uashingtonit, ka zbuluar dimensione më të gjera të komploteve të SHBA kundër vendeve të rajonit. Qëllimi i koalicionit të ashtuquajtur "anti-terrorizëm" në Siri nuk është asgjë tjetër veç dobësimit të vendit dhe shkatërrimit të plotë të infrastrukturës së tij, si dhe përhapja frikës dhe terrorit në mesin e popullit sirian, me qëllim që t'i largojë sirianët nga çdo rezistencë ndaj terroristëve. Në këtë kuadër, sulmet e koalicionit amerikan kundër popullit dhe forcave qeveritare siriane po kryhen në një kohë kur terroristët në këtë vend po pësojnë humbje të vazhdueshme dhe rrezikohen të zhduken. Zyrtarët amerikanë duke kryer sulme ushtarake në favor të terroristëve në Siri, praktikisht po i ndihmojnë të evitojnë humbjen e tyre përfundimtare. Sidoqoftë, është e qartë se veprimet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë synuar përkrahjen e luftës kundër terrorizmit, pasi anëtarët e këtij koalicioni nuk po përpiqen të luftojnë terroristët, por vetëm synojnë të menaxhojnë grupet terroriste në rrugën e realizimit të objektivave të tyre kundër vendeve të rajonit. Objektivat e koalicionit amerikan kanë qenë të plotësojë rolin e grupeve terroriste në shkatërrimin e Sirisë dhe zgjatjen e luftës dhe krizës në këtë vend. Dihet se çdo veprim ushtarak në tokën e një vendi kërkon autorizim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Çdo veprim arbitrar jashtë kuadrit të së drejtës ndërkombëtare dhe pa respektimin e sovranitetit të shteteve është shkelje e integritetit territorial të atij vendi. Në rrethana të tilla, preteksti i luftës kundër ISIS nuk mund të jetë një mbulesë për shkeljen e sovranitetit dhe integritetit territorial, vrasjen e njerëzve, vazhdimin e krimeve të luftës dhe justifikimin e okupimit amerikan në Siri.