Hejdar Ebadi fton liderët kurdë për negociata në Bagdad
(last modified Wed, 13 Sep 2017 07:29:36 GMT )
Shtator 13, 2017 09:29 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi fton liderët kurdë për negociata në Bagdad

Kryeministri i Irakut kërkoi nga liderët kurdë që të shkojnë në Bagdad për vazhdimin e negociatave në lidhje me referendumin për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut i cili është caktuar të zhvillohet më 25 shtator.

Ai njëkohësisht me këtë paralajmëroi për shkuarjen e vendit drejt trazirave. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut në konferencën për shtyp javore duke iu drejtuar liderëve kurdë, tha: "Kabineti i Irakut i përket të gjithë irakianëve dhe ju në radhë të parë jeni qytetarë të kësaj qeverie. Ju jeni të rëndësishëm për mua dhe unë e di se çfarë mund të ndodhë, prandaj po paralajmëroj që të mos shkon drejt trazirave dhe ejani të shuajmë çfarëdo përpjekje në këtë drejtim". Kryeministri i Irakut shtoi: "Kërkoj nga liderët kurdë që të vijnë në Bagdad për të hapur rrugën e bisedimeve. Ne duhet të jemi të vëmendshëm ndaj atyre të cilët po bëjnë përpjekje për krijimin e tensioneve duke theksuar në çështje raciste". Vlen të theksohet se koalicioni kombëtar ka vendosur kusht që delegacioni i kurdëve duhet të shkojë në Bagdad para se delegacioni i Bagdadit të shkojë në Arbil dhe kjo çështje ka përshpejtuar procesin në lidhje me çështjen e referendumit dhe rezultoi me deklaratat e fundit të Masud Barzanit.  Parlamenti i Irakut të enjten ka kundërshtuar referendumin dhe e ka obliguar Hejdar Ebadin për zhvillimin e negociatave me kurdët për të ruajtur unitetin kombëtar.

Tags