Ebadi: Referendumi në Kurdistanin është në kundërshtim me Kushtetutën
(last modified Wed, 13 Sep 2017 11:59:13 GMT )
Shtator 13, 2017 13:59 Europe/Tirane
  • Ebadi: Referendumi në Kurdistanin është në kundërshtim me Kushtetutën

Kryeministri i Irakut duke theksuar përsëri në ruajtjen e unitetin e Irakut, deklaroi se organizimi i referendumit në Kurdistanin e Irakut, është në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi.

Kanali televiziv Al-Sumerija njoftoi se Hejdar Ebadi në takim me kryetarin dhe funksionarët e provincës Dhikar të Irakut, ka theksuar ruajtjen e unitetit të Irakut dhe deklaroi se organizimi i referendumit në Kurdistan, është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Irakut. Ai shtoi: "Kjo është një gjë shumë e mirë për ne që të jemi krenar me sakrificën e forcave irakiane në luftën kundër terroristëve dhe ta ruajmë unitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale të këtij vendi. Ne në ndodhemi në fazën finale të çlirimit të territoreve tona dhe do të vazhdojmë trajnimin dhe forcimin e forcave tona sepse terroristët do të vazhdojnë komplotet e tyre, prandaj ne duhet të jemi vigjilent dhe në gjendje gatishmërie".

Tags