Katari u kërkon qytetarëve të tij vigjilencë gjatë udhëtimit në Egjipt
Zyra e Departamentit të Shtetit për Çështje Konsullore të Katarit, mbrëmjen e së premtes lëshoi një deklaratë ku njoftoi mbi vizitën e qytetarëve katariot në Egjipt.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar ueb sajtin e Ministrisë së jashtme të Katarit, ky paralajmërim vjen pas asaj që autoritetet egjiptiane kanë nxjerrë një udhëzim të ri mbi inspektimin e shtetasve katariot kur të mbërrijnë në Egjipt. Arabia Saudite dhe aleatët e saj (Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni) ndërprenë lidhjet e tyre diplomatike me Katarin më 5 qershor 2017, duke mbyllur njëkohësisht edhe kufijtë e tyre tokësor, ajror dhe detar. Katër vendet arabe e kanë akuzuar Katarin për përkrahje të terrorizmit, akuza këto të mohuara kategorikisht nga Katari.