Damasku: Prania e Turqisë në territorin sirian është e paligjshme
(last modified Sat, 16 Sep 2017 18:06:13 GMT )
Shtator 16, 2017 20:06 Europe/Tirane
  • Damasku: Prania e Turqisë në territorin sirian është e paligjshme

Një burim në Ministrinë e Jashtme siriane tha se marrëveshjet e arritura në bisedimet në Astana nuk i dhanë asnjë legjitimitet pranisë ushtarake të Turqisë në Siri.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Sirisë (SANA), një burim zyrtar në Ministrinë e Jashtme siriane tha të shtunën se prania turke në territorin e Sirisë, për Damaskun është ende e paligjshme. Sipas burimit sirian, dokumentet dhe marrëveshjet e arritura në Samitin e Astanasë për zonat e reduktimit të tensionit në Siri, veçanërisht në Idlib, janë realizuar nga qeveria siriane dhe dy qeveritë ruse dhe iraniane. Burimi në Ministrinë e Jashtme siriane theksoi respektimin e Damaskut ndaj angazhimit pozitiv për çdo plan që çon në zgjidhjen politike të krizës siriane, duke thënë se Siria mori pjesë pozitivisht në raundin e gjashtë të negociatave në Astana.

 

Tags