Kritikohet dënimi me burg të përjetshëm për Mohamed Morsi
Vëllazëria myslimane egjiptiane kritikoi lëshimin e një dënimi të përjetshëm për presidentin e rrëzuar të vendit.
Zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane Tala't Fahmi tha në një deklaratë të dielën se vendimi për dënim të përjetshëm për Mohamed Morsi, presidentin e shkarkuar të Egjiptit, është bërë nga një gjykatë politike dhe të gjitha dënimet kundër funksionarëve të kësaj lëvizje janë të pavlefshme. Gjykata egjiptiane e dënoi Mohamed Morsin me dënim të përjetshëm nën akuzën për spiunazh për Katarin dhe ky vendim është përfundimtar dhe nuk lejohet apelimi i tij. Sipas ligjit egjiptian, dënimi i përjetshëm është 25 vjet. Gjykata egjiptiane gjithashtu konfirmoi dënimin me vdekje për tre krerë të Vëllazërisë Myslimane të akuzuar për spiunazh dhe dhënien e informacionit të klasifikuar për Forcat e Armatosura të Katarit.