Muhamed bin Selman përballë rrezikut të protestave masive
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59343-muhamed_bin_selman_përballë_rrezikut_të_protestave_masive
Protestat dhe thirrjet e shpeshta për protesta anti-qeveritare kanë bërë që Muhamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, të gjendet përballë rrezikut të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 17, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Muhamed bin Selman përballë rrezikut të protestave masive

Protestat dhe thirrjet e shpeshta për protesta anti-qeveritare kanë bërë që Muhamed bin Selman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, të gjendet përballë rrezikut të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë.

Ndërsa protesta e 15 shtatorit në Arabinë Saudite nuk u mbajt për shkak të masave të rrepta të sigurisë dhe për arsye se vendi u shndërrua në një garnizon ushtarak, mbështetësit e lëvizjes protestuese në Arabinë Saudite kanë bërë thirrje për të mbajtur protesta më 23 shtator që përkon me ditën kombëtare të Arabisë Saudite. Formimi i lëvizjes së protestës në Arabinë Saudite në kohën e tanishme ngre disa pyetje. Një nga këto pyetje është se pse lëvizja e protestës në Arabinë Saudite u formua përsëri, pas një ndërprerje relativisht të gjatë? Pavarësisht nga vazhdimi i shkaqeve të së kaluarës, duke përfshirë strukturën qeveritare të dhunshme, diskriminimin e shumëfishtë, mungesën e shoqërisë civile dhe strukturën totalitare të pushtetit, protestat aktuale duket se janë për shkak të arsyeve të reja. E para është për shkak të transformimit të strukturës së pushtetit të Arabisë Saudite. Mbreti saudit Selman bin Abdulaziz, në qershor të këtij viti shkarkoi nipin e tij, Muhamed bin Najef, nga posti i Princit të Kurorës, dhe emëroi në këtë post djalin e tij Muhamed bin Selman. Mohamed bin Selman ëndërron të ulet në fronin e Arabisë Saudite, madje ka edhe spekulime se ai do të ulet në fron në vend të babait të tij deri në fund të këtij viti. Por ka shumë princa në familjen saudite që kundërshtojnë jo vetëm mbretërinë e Muhamed bin Selmanit, por edhe postin e tij si princ i kurorës, madje disa nga princat në një lëvizje të paprecedentë, zyrtarisht shpallën kundërshtimin e tyre në një letër drejtuar mbretit Selman. Një arsye tjetër për formimin e protestave në Arabinë Saudite në kohën e tanishme është gjithashtu e lidhur direkt me arsyen e parë. Gjatë tre muajve të fundit, Muhamed bin Selman ka rënduar situatën e sigurisë në Arabinë Saudite, me arrestime të gjera të klerikëve dhe aktivistëve politikë, si dhe me arrest shtëpiak të detyrueshëm për një numër të princave  kundërshtarë të tij, përfshi Muhamed bin Najef.  Kjo i shtyu protestuesit të arrinin në përfundimin se brenda familjes saudite nuk kishte konsensus dhe unitet të qeverisë, dhe ekziston pikëpamja se disa princa dhe mbështetësit e tyre i përkrahin  protestat e reja në Arabinë Saudite. Një arsye tjetër e pakënaqësisë popullore në Arabinë Saudite është politika e jashtme tepër e shtrenjtë  e Arabisë Saudite. Arabia Saudite ka shpenzuar shumë në Siri dhe Jemen në vitet e fundit, veçanërisht në Jemen,  çka e ka vënë në pikëpyetje reputacionin dhe prestigjin e Arabisë Saudite dhe e portretizoi atë si një vend vrasës i fëmijëve. Ndërkohë, sauditët e konsiderojnë si tepër të ulët qëndrimin e Arabisë Saudite në raport me Shtetet e Bashkuara dhe marrëveshjen ushtarake prej 110 miliardë dollarësh e cilësojnë si një hap të kushtueshëm dhe të panevojshëm, që do të çojë në daljen e valutës nga Arabia Saudite. Ndërhyrjet e Arabisë Saudite në çështjet e brendshme të vendeve arabe, së bashku me politikën e saj të naftës, që çoi në një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës, si dhe blerjet  mëdha të pajisjeve ushtarake nga vendet perëndimore, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, të gjitha këto nën menaxhimin e Muhamed bin Selman, i kanë shtuar problemet ekonomike për popullin e Arabisë Saudite. Duke pasur parasysh këto kushte në politikën e brendshme dhe të jashtme, protestuesit sauditë erdhën në përfundimin se Muhamed bin Selman tani nuk është në pozita të forta brenda Arabisë Saudite dhe kërkesat e tyre mund të përmbushen duke i bërë presion atij. Si rrjedhim, trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite u detyrua të anulojë vizitën e tij në Francë gjatë muajit shtator për shkak të rrethanave aktuale që po mbretërojnë në shoqërinë e Arabisë Saudite dhe kërkesave të aktivistëve të Arabisë Saudite për organizimin e protestave gjithëpopullore në këtë vend.