Regjimi sionist i vendosur në vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste
Ministri i luftës i regjimit sionist, theksoi vendosmërinë e Tel Avivit për të vazhduar ndërtimin e kolonive sioniste.
Megjithëse ndërtimi i kolonive nga ana e regjimit sionist është veprim i jashtëligjshëm i ndaluar ndërkombëtarisht, Avigdor Liberman regjimi i luftës i regjimit sionist në ceremoninë për nisjen e punimeve për ndërtimin e kolonive sioniste, ka hedhur poshtë çdo kritikë që është kundër ndërtimit të të tilla kolonive në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Liberman tha se kabineti qeveritar i regjimit sionist plotëson çdo nevojë që duhet për marrjen e lejeve të ndërtimit të kolonive të reja. KS i OKB më 23 dhjetor 2016 ka kërkuar nga regjimi sionist tu japë fund ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. Regjimi sionist me ndërtimin e këtyre kolonive synon të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të rajoneve palestineze.