Kryeministri irakian: Zyrtarët kurdë po luajnë me zjarrin
(last modified Mon, 18 Sep 2017 16:03:25 GMT )
Shtator 18, 2017 18:03 Europe/Tirane
  • Kryeministri irakian: Zyrtarët kurdë po luajnë me zjarrin

Kryeministri irakian Heidar Abadi ka kërkuar zyrtarisht pezullimin e referendumit të ardhshëm të pavarësisë së Kurdistanit të Irakut, pas kundërshtimit të fortë të qeverisë qendrore ndaj votimit të planifikuar.

Urdhri i kryeministrit irakian erdhi pasi Gjykata e Lartë e Irakut të hënën urdhëroi shtyrjen e referendumit të 25 shtatorit për të shqyrtuar nëse një vendim i tillë do të ishte kushtetues. "Gjykata e Lartë ka lëshuar urdhrin për pezullimin e organizimit të referendumit të caktuar për 25 shtator ... derisa të shqyrtojë ankesat që ka marrë lidhur me këtë plebishit që është jokushtetues" tha Gjykata në një deklaratë. Gjykata e Lartë e Irakut deklaroi se vendimi u mor pasi ajo "shqyrtoi kërkesat për ndalimin e referendumit". Kryeministri Abadi tha se autoritetet kurde po "luajnë me zjarrin" duke planifikuar të mbajnë një referendum mbi pavarësinë e rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit. "Një thirrje e sinqertë dhe vëllazërore ndaj zyrtarëve në Kurdistan: vendimi i referendumit është i rrezikshëm. E konsideroj atë lojë me zjarrin. Ky vendim përbën rrezikun më të madh për qytetarët tanë në Kurdistan, "tha kryeministri irakian Heidar Abadi.

 

Tags