Ebadi: Fitorja e re në rrugë të mbarë
(last modified Tue, 19 Sep 2017 12:03:16 GMT )
Shtator 19, 2017 14:03 Europe/Tirane
  • Ebadi: Fitorja e re në rrugë të mbarë

Kryeministri i Irakut duke njoftuar për fillimin e operacioneve për çlirimin e rajoneve perëndimore në provincën Anbar nga pushtimi i i grupit terrorist ISIS, ka thënë: Një fitore e re është në rrugën e duhur.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Heidar Ebadi, kryeministër i qeverisë së Irakut, të martën ka njoftuar për vazhdimin e operacioneve deri në çlirimin e të gjithë territorit irakian nga pushtimi i takfiristëve dhe ka shtuar: Edhe një herë, një tjetër fitore do të bëhet, dhe takfiristët e ISIS-it nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse vdekjes. Ebadi shtoi: "Pikë për pike Iraku do të pastrohet nga ndotja e agresorëve". Sot në mëngjes njëkohësisht me fillimin e operacioneve për çlirimin e qytetit Anah në provincën Anbar, në perëndim të Irakut, forcat e Organizatës për luftë kundër terrorizmit  kanë hyrë në qytezën Sharkat. Dje, kreu i Policisë Qendrore irakiane njoftoi përgatitjen e forcave irakiane për të filluar çlirimin e bregut lindor në jug të Mosulit dhe pastrimin e zonave të çliruara.

 

Tags