Iraku sulmon pozicionet e ISIS brenda territorit të Sirisë
Avionët luftarakë të Irakut për të dytën e herë kanë sulmuar pozicionet e grupit terrorist ISIS brenda territorit të Sirisë në rajonin Al Mejadin të Dejr Al-Zur në afërsi të kufirit Siri-Irak.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Brendshme e Irakut deklaroi se avionët luftarak të Irakut sot gjatë një operacioni, kanë bombarduar gjashtë pozicione të terroristëve të ISIS në rajonin Al Mejadin të Sirisë duke shkatërruar tre autobomba dhe një depo me pajisje luftarake dhe duke vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Një burim në Ministrinë e Mbrojtjes së Irakut gjithashtu ka deklaruar se sulmet e ushtrisë së këtij vendi ndaj pozicioneve të terroristëve të ISIS, janë kryer në koordinim me qeverinë e Sirisë. Avionët luftarakë irakianë gjithashtu kanë sulmuar terroristët e ISIS gjatë javëve të fundit në territorin e Irakut në provincën Anbar në perëndim të Irakut dhe kanë shkatërruar 42 objektive dhe kanë vrarë dhe plagosur mbi 300 terroristë.