Mijëra jemenas protestojnë në qytetin Sana
Me mijëra qytetarë jemenas janë mbledhur në një protestë për manifestimin e përvjetorit të revolucionit të 21 shtatorit në këtë vend në sheshin "Sab'in në kryeqytetin Sana.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se burimet jemenase kanë bërë të ditur se gjatë organizimit të kësaj proteste ishin të pranishëm edhe shumë funksionarë të qeverisë për pajtimin kombëtar të Jemenit dhe të forcave të rezistencës së këtij vendi dhe me këtë rast kanë mbajtur fjalimet. Që nga dita e kaluar me mijëra qytetarë jemenase janë mbledhur nga rajone dhe qytete të ndryshme të këtij vendi në Sana për të manifestuar përvjetorin e revolucionit të 21 shtatori të këtij vendi duke grumbulluar në sheshin "Sab'in" të kryeqytetit Sana. Forcat e lëvizjes Ansarullah gjithashtu dje me këtë rast kanë marshuar me automjete luftarake të konfiskuara nga forcat ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe. Muhamed Ali Al-Hithi, kryetari i Komitetit të Lartë të Revolucionit të Jemenit gjithashtu ditën e kaluar, e ka shpallur 21 shtatorin ditë kombëtare në këtë vend. Vlen të theksohet se populli i Jemenit pas paaftësisë së qeverisës së Abdurabeh Mansur Hadi, ish-presidentit të Jemenit, në qeverisjen e këtij vendi në vitin 2014, kanë filluar protesta të gjera kundër politikave të kësaj qeverie. Me vazhdimin e protestave në të gjitha rajonet e Jemenit, populli dhe forcat revolucionare të Jemenit më 21 shtator kanë hyrë në Sana dhe lëvizja Ansarullah mori qeverinë në dorë.