Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
Forcat popullore dhe të ushtrisë së Jemenit, në përgjigje të krimeve të regjimit al-Saud në Jemen, kanë sulmuar bastionet e mercenarëve sauditë.
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë kryer një sulm të befasishëm ndaj bazës së mercenarëve sauditë në rajonin Altale pjesë e provincës Nexhran në jug të Arabisë saudite. Gjithashtu një tjetër sulm është kryer nga ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në rajonin Xhuf duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për mercenarët sauditë. Ndërsa nga sulmi i forcave jemenase të ushtrisë dhe forcave popullore ndaj bastioneve të mercenarëve sauditë në qytetin Almatun në veri të Jemenit, disa mercenarë janë vrarë dhe plagosur. Ushtria jemenase ka sulmuar bastionet e mercenarëve sauditë edhe në zonën 9 të kryeqytetit Sana, duke lënë të vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë. Pas këtij sulmi, mercenarët sauditë janë larguar duke lënë pas vetes mjetet dhe pajisjet e tyre ushtarake.