Al-Mualem: Siria rezervon të drejtën t’i përgjigjet çdo agresioni
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59793-al_mualem_siria_rezervon_të_drejtën_t’i_përgjigjet_çdo_agresioni
Ministri i Jashtëm sirian duke dënuar agresionet e shteteve të tjera kundër Sirisë,  tha se Siria rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo agresioni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 15:49 Europe/Tirane
  • Al-Mualem: Siria rezervon të drejtën t’i përgjigjet çdo agresioni

Ministri i Jashtëm sirian duke dënuar agresionet e shteteve të tjera kundër Sirisë,  tha se Siria rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo agresioni.

Siç raporton agjencia e lajmeve IRIB, Ministri i Jashtëm sirian Valid Al-Mualem, të shtunën në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se ushtria siriane dhe aleatët e saj çdo ditë po arrijnë më shumë suksese në luftën kundër terroristëve. Duke theksuar se Siria është më e vendosur se kurrë për zhdukjen e terroristëve në territorin e saj, Al-Mualem shtoi: “Disa fuqi sot po përpiqen të riprodhojnë botën monopolare kundër disa fuqive që po përpiqen të krijojnë një botë më të drejtë”. Ministri i Jashtëm i Sirisë përsëriti se askush nuk mund të ndalë vullnetin e sirianëve për të ndërtuar vendin e tyre ose për të vendosur lirshëm për fatin e tyre. Ministri i Jashtëm sirian gjithashtu vuri në dukje ndihmën e regjimit sionist për terroristët dhe shtoi se mbështetja e Izraelit për terroristët në Siri nuk është e çuditshme, sepse interesat e tyre janë të përbashkëta dhe qëllimi i tyre është i njëjtë.