Perëndimi hesht përballë krimeve saudite në Jemen
Pino Kabras, një ekspert politik italian, në një intervistë me radion italiane të Shërbimit të jashtëm të IRIB, tha se më shumë se dy vjet më parë, Arabia Saudite filloi krimet e tmerrshme kundër popullit të Jemenit e sidomos kundër fëmijëve jemenas, por ende vendet perëndimore nuk i kanë dënuar këto krime.
Ai shtoi se heshtja e qeverive perëndimore mbi luftën e imponuar nga regjimi saudit në Jemen është për shkak të bashkëpunimit të tyre me Rijadin dhe kjo marrëdhënie është më shumë ekonomike. Eksperti politik italian ka argumentuar se regjimi saudit ka përdorur vazhdimisht armë dhe mjete brutale kundër popullit të Jemenit dhe shkatërrimi i këtij vendi është një nga projektet më të rëndësishme të regjimit Al Saud, dhe konsiderohet skandali më i madh bashkëkohor.