Përfundon referendumi në Kurdistanin irakian
Burimet e lajmeve shpallën fundin e referendumit separatist në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Sipas burimeve te lajmeve nga Erbili, numërimi i votave filloi në të njëjtën kohë me fundin e kohës të shpallur nga Komiteti Suprem i referendumit kurd të Irakut. Komiteti Suprem i Aleancës së Kurdistanit irakian zgjati votimin për një orë tjetër deri në orën 18 sipas orës lokale. Megjithatë, zgjatja e afatit të votimit nuk përfshiu provincën e Kirkukut të Irakut. Një referendum separatist në Kurdistanin irakian u mbajt sot, pavarësisht kundërshtimit rajonal, global dhe reagimit të ashpër nga qeveria irakiane. Zv/presidenti i Irakut Nuri Maliki ka bërë thirrje për një referendum mbi unitetin e të gjithë Irakut, duke theksuar se komploti i mbështetur nga Izraeli për shpërbërjen e Irakut kishte dështuar. "Të gjithë konfirmojnë jokushtetutshmërinë e referendumit për pavarësinë e Rajonit të Kurdistanit irakian, sepse ai ka për qëllim të qartë minimin e unitetit të Irakut. Ky votim do të kishte pasoja serioze për të ardhmen e Irakut në përgjithësi dhe të rajonit kurd në veçanti, "tha Maliki të hënën. Zëvendëspresidenti i Irakut gjithashtu i bëri thirrje qeverisë qendrore në Bagdad të marrë masa ligjore kundër të gjithë atyre që mbështesin referendumin për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. "Qëndrimet e vendeve fqinje të Irakut kanë qenë të qarta dhe të prera në lidhje me këtë veprim të paligjshëm", tha Maliki, duke u bërë thirrje këtyre vendeve "të bojkotojnë rajonin e Kurdistanit politikisht dhe ekonomikisht dhe të ndalojnë bashkëpunimin e sigurisë me të."