Rrëzohen dy dronë izraelitë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59955-rrëzohen_dy_dronë_izraelitë_në_bregun_perëndimor
Mediat sioniste njoftuan të hënën se dy dronë pa pilot të ushtrisë izraelite kanë rënë në Bregun Perëndimor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2017 16:40 Europe/Tirane
  • Rrëzohen dy dronë izraelitë në Bregun Perëndimor

Mediat sioniste njoftuan të hënën se dy dronë pa pilot të ushtrisë izraelite kanë rënë në Bregun Perëndimor.

Dy dronë izraelitë ranë në qytetet Al-Khalil dhe Betlehem në Bregun Perëndimor, raportuan  mediat sioniste. U tha se këta dy dronë ishin të tipit Skyrider. Detajet e kësaj ngjarjeje, duke përfshirë edhe arsyet për rënien e dronëve, nuk janë raportuar ende. Rrjeti informativ al-Mejadin gjithashtu raportoi se regjimi sionist lëshoi një dekret për të ndaluar fluturimin e këtyre dronëve për shkak të përsëritjes së incidenteve të tilla.