Mercenarët sauditë sulmohen me raketa Zelzal
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59957-mercenarët_sauditë_sulmohen_me_raketa_zelzal
Një qendër tubimi e mercenarëve sauditë rreth zonës Tel al-Sultan në provincën e Taizit, në jugperëndim të Jemenit, u godit nga dy raketa Zelzal të Ushtrisë së Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2017 16:50 Europe/Tirane
  • Mercenarët sauditë sulmohen me raketa Zelzal

Një qendër tubimi e mercenarëve sauditë rreth zonës Tel al-Sultan në provincën e Taizit, në jugperëndim të Jemenit, u godit nga dy raketa Zelzal të Ushtrisë së Jemenit.

Kanali televiziv i Jemenit, Al-Masirah, duke dhënë këtë lajm, njoftoi se një tjetër vend tubimi i ushtarakëve sauditë në zonën Xhebel Keis, në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite është sulmuar gjithashtu nga predhat e artilerisë së Ushtrisë së Jemenit dhe nga komitetet popullore të Jemenit. Një buldozer i ushtrisë saudite u shkatërrua nga një raketë  inteligjente e forcave jemenase në zonën Al-Talah në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite. Ndërkohë, rrjeti televiziv Rusia Al-Youm raportoi për përhapjen e kolerës në Jemen si rezultat i luftës së vazhdueshme në atë vend. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi i kolerës në Jemen, pas sulmeve të regjimit saudit , deri më tani ka shkaktuar 2090 viktima, ndërsa mbi 520 mijë jemenas janë prekur nga kolera.