Ebadi: do të përballemi me përçarësit në rajonin e Kurdistanit
(last modified Tue, 26 Sep 2017 07:14:28 GMT )
Shtator 26, 2017 09:14 Europe/Tirane
  • Ebadi: do të përballemi me përçarësit në rajonin e Kurdistanit

Kryeministri irakian dje në darkë pas përfundimit të referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut ka thënë se Bagdadi nuk do të njohë rezultatin e këtij referendumi dhe nuk do të diskutojë aspak për të.

Hejdar Ebadi rikujtoi se referendumi është organizuar pa konfirmimin e qeverisë qendrore të Irakut dhe shtoi se ndaj përçarësve do të marrë masa ndëshkuese. Kryeministri irakian tha se nga Arbili janë dhënë lajme se shtetasit kurdë janë dërguar me forcë dhe dhunë për të dhënë votën e tyre në këtë referendum. Mediat irakiane kanë raportuar se forcat peshmerga kanë kërcënuar banorët e rajonit të Kurdistanit se nëse nuk marrin pjesë në referendum ata do të dëbohen nga ky rajon.

Tags