Humbje të mëdha të mercenarëve sauditë
Një qendër tubimi e mercenarëve sauditë rreth zonës Tel Al Sultan në provincën e Taizit, në jugperëndim të Jemenit, u godit nga dy raketa Zelzal të Ushtrisë së Jemenit.
Kanali televiziv i Jemenit, Al Masirah, duke dhënë këtë lajm, njoftoi se një tjetër vend tubimi i ushtarakëve sauditë në zonën Xhebel Keis, në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite është sulmuar gjithashtu nga predhat e artilerisë së Ushtrisë së Jemenit dhe nga komitetet popullore të Jemenit. Një buldozer i ushtrisë saudite u shkatërrua nga një raketë inteligjente e forcave jemenase në zonën Al Talah në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite. Ndërkohë, rrjeti televiziv Rusia Al Jum raportoi për përhapjen e kolerës në Jemen si rezultat i luftës së vazhdueshme në atë vend. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shpërthimi i kolerës në Jemen, pas sulmeve të regjimit saudit, deri më tani ka shkaktuar 2090 viktima, ndërsa mbi 520 mijë jemenas janë prekur nga kolera.