Vriten me dhjetëra mercenarë sauditë në Jemen
Të paktën 16 mercenarë sauditë janë vrarë nga snajperët jemenas.
Mercenarët sauditë janë vrarë në provincat Taiz dhe Xhug në jugperëndim dhe veri të Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit gjithashtu kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve sauditë në provincat Xhuf dhe Lahaxh në jugperëndim të Jemenit dhe kanë shkatërruar bazat dhe automjetet e tyre. Arabisë Sauditeprej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.