Regjimi sionist vazhdon arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60277-regjimi_sionist_vazhdon_arrestimin_e_palestinezëve_në_bregun_perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten (sot) në mëngjes kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2017 07:45 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist vazhdon arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist të premten (sot) në mëngjes kanë sulmuar disa rajone në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë kryer sulme të gjera në një fshat në jug të Xheninit dhe qytetit Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë arrestuar 13 palestinezë. Një burim palestinez i sigurisë gjithashtu ka deklaruar se forcat ushtarake izraelite kanë sulmuar kampin e refugjatëve “Ajed” në veri të Betlehemit dhe kanë arrestuar tre palestinezë. Vlen të theksohet se forcat e regjimit sionist për t’i realizuar qëllimet e tyre në kuadër të politikës pushtuese, për çdo ditë po sulmojnë dhe arrestojnë palestinezët e pambrojtur.