Ushtria jemenase paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60287-ushtria_jemenase_paralajmëron_regjimin_sionist
Zëdhënësi i ushtrisë jemenase ka paralajmëruar bazat ushtarake të regjimit sionist në ishullin Eritre në Detin e Kuq, duke thënë se këto baza janë në shënjestër të raketave jemenase.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 29, 2017 11:18 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase paralajmëron regjimin sionist

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase ka paralajmëruar bazat ushtarake të regjimit sionist në ishullin Eritre në Detin e Kuq, duke thënë se këto baza janë në shënjestër të raketave jemenase.

Sipas uebsajtit jemenas Al Masire, kolonel Aziz Rashed, zëdhënës i ushtrisë jemenase, të premten ka njoftuar se regjimi sionist i jep leje agresorëve sauditë që të përdor bazat e veta ushtarake në ishullin Eritre të Jemenit. Aziz Rashed ka shtuar se për shkak të pjesëmarrjes së këtyre bazave në agresionin kundër Jemenit, ushtria e këtij vendi ka të drejtë të sulmojë këto baza. Arabisë Saudite prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 12 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.