Ngritet flamuri irakian në kompleksin qeveritar Al Abasije në Huvejxha
Shaker Xhoudet, komandant i forcave policore federale irakiane ka njoftuar se flamuri irakian është ngritur në kompleksin qeveritar Al Abasije në Huvejxha.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Xhoudet gjithashtu njoftoi se gjatë fazës së dytë të operacionit për çlirimin e Huvejxhas, janë çliruar 10 fshatra strategjikë nga prania e ISIS. Forcat e ushtrisë dhe forcat popullore të Irakut të premten kanë filluar fazën e dytë të operacioneve për çlirimin e Huvejxhas në jugperëndim të Kirkukut. Në fazën e parë të operacioneve të forcave irakiane janë çliruar 63 fshatra të këtij rajoni nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut, ka dhënë urdhër për nisjen e fazës së dytë të operacionit për çlirimin e rajonit Huvejxha në provincën Kirkuk në veri të Irakut.