Zbatohen sanksionet kundër rajonit të Kurdistanit
(last modified Sat, 30 Sep 2017 07:07:41 GMT )
Shtator 30, 2017 09:07 Europe/Tirane
  • Zbatohen sanksionet kundër rajonit të Kurdistanit

Ditën e premte me pezullimin e fluturimit të fundit ndërkombëtar nga aeroporti i Erbilit, zyrtarisht ka nisur embargo ajrore kundër rajonit të Kurdistanit.

Autoritetet irakiane kanë njoftuar se nga e premtja, qielli i rajonit të Kurdistanit të Irakut është shpallur zonë "ndalim fluturimi". Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, zyrtarët irakianë njoftuan krijimin e një zone të ndalim fluturimit mbi qiellin e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Sipas këtij raporti, zyrtarët irakianë thanë se vendimi ka hyrë në fuqi nga dje pasdite. Ndërkohë, rajoni i Kurdistanit të Irakut ka kundërshtuar tashmë këtë veprim të Bagdadit. Bagdadi ka marrë një numër masash për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar pas mbajtjes së referendumit mbi pavarësinë e Rajonit të Kurdistanit të Irakut. Më parë, disa vende, përfshirë Katarin, Libanin, Egjiptin dhe Jordaninë, pezulluan fluturimet e tyre në Erbil. Ndërkohë Saad Hadithi, zëdhënës i qeverisë së Irakut ka thënë se fluturimet e brendshme mes aeroporteve të Erbilit dhe Sulejmanisë dhe aeroporteve të tjera të Irakut do të vazhdojnë akoma. Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ka thënë se qeveria do të shtojë kontrollet e saj në kufij për të parandaluar trafikun dhe korrupsionin dhe kjo nuk është masë për të ndëshkuar rajonin e Kurdistanit. Ndërkohë organizata e transportit dhe urbanistikës në Iran ka thënë se me kërkesë të qeverisë irakiane, është e ndaluar dërgimi i ngarkesave me produkteve naftore nga Irani për në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Tags