Koalicioni amerikan pohon vrasjen e dhjetëra civilëve në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60333-koalicioni_amerikan_pohon_vrasjen_e_dhjetëra_civilëve_në_lindje_të_sirisë
Koalicioni amerikan edhe një herë ka pohuar vrasjen e dhjetëra civilëve gjatë operacioneve të tij në Siri dhe në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Koalicioni amerikan pohon vrasjen e dhjetëra civilëve në lindje të Sirisë

Koalicioni amerikan edhe një herë ka pohuar vrasjen e dhjetëra civilëve gjatë operacioneve të tij në Siri dhe në Irak.

Koalicioni amerikan i ashtuquajtur anti-ISIS, ditën e premte doli me një deklaratë ku pohoi vrasjen e 50 civilëve të tjerë në sulmet e këtij koalicioni në Irak dhe në Siri. Me vrasjen e këtyre 50 civilëve, numri total i personave të pafajshëm të vrarë në operacionet e koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS ka arritur në 735 persona. Ndërkohë sipas institucioneve të pavarura ndërkombëtare, thuhet se numri i civilëve të vrarë nga viti 2014 e deri tani gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS ka kaluar shifrën 3 mijë personave.