Shtohen tensionet në Partinë e Kurdistanit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60347-shtohen_tensionet_në_partinë_e_kurdistanit_të_irakut
Uebfaqja Al Nashre ka raportuar se pas organizimit të referendumit, Partia Demokratike e Kurdistanit të Irakut e cila udhëhiqet nga Masud Barzani po ballafaqohet me mosmarrëveshje të thella.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 30, 2017 13:17 Europe/Tirane
  • Shtohen tensionet në Partinë e Kurdistanit të Irakut

Uebfaqja Al Nashre ka raportuar se pas organizimit të referendumit, Partia Demokratike e Kurdistanit të Irakut e cila udhëhiqet nga Masud Barzani po ballafaqohet me mosmarrëveshje të thella.

Burime të afërta me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kurdistanit kanë njoftuar se në takimin e fundit të udhëheqësve të kësaj partie, ka pasur mosmarrëveshje dhe polemika të ashpra midis Nichirvan Barzanit, kryeministër i rajonit të Kurdistanit dhe Masrur Barzanit, këshilltar i sigurisë në këtë rajon, në lidhje me pasojat e organizimit të referendumit në këtë rajon. Takimi u mbajt disa orë pasi kryeministri irakian Heidar Ebadi njoftoi një sërë masash kundër rajonit të Kurdistanit në përgjigje të referendumit. Ndërkohë, Masrur është shprehur krenar me qasjen e babait të tij për ndarjen nga Irakut, ndërsa Nichervan kritikoi veprimet e xhaxhait të tiji. Nichervan Barzani tha: Organizimi i referendumit tregon për mendjelehtësi dhe mos analizimin e situatave rajonale dhe globale dhe kjo ngjarje është vazhdimësi e gabimeve të njëjta të kurdëve në të kaluarën. Sipas këtij burimi, Masud Barzani përballë kritikave të nipit që njëherit është edhe dhëndëri i tij, ka heshtur por Masrur e ka kundërshtuar atë dhe ka thënë: Kushdo që nuk është gati për të marrë vendime duhet të shkojë. Ky reagim i Masrur ka ngjallur zemërim tek Nicherivan dhe më pas situata është tensionuar duke shkëmbyer fjalë të ashpra midis njëri-tjetrit. Një tjetër informacion nga Irakut bën të ditur se Fakhraldin Kader, sekretar i parlamentit të rajonit të Kurdistanit të Irakut, duke kundërshtuar mbajtjen e referendumit ka dhënë dorëheqjen nga posti tij, duke deklaruar se e ardhmja e Kurdistanit të Irakut është në rrezik. Ai ka deklaruar: "Referendumi mbi rajonin e Irakut të Kurdistanit nuk është ligjor. Referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut nga qeveria qendrore e Irakut u mbajt më 25 shtator 2017 me motivin personal të Masud Barzanit, edhe përkundër kundërshtimeve të qeverisë irakiane, rajonale dhe ndërkombëtare.